Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov tha se mandati për formimin e qeverisë së re do të kthehet. Ai parashikoi hyrjen në një krizë politike, e cila “do t’u kushtojë shumë qytetarëve bullgarë”. Sipas tij, do të humbasin një sërë mundësish – projektligjet e nevojshme për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ndryshimet në Komisionin për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Paligjshme, etj. Kirill Petkov shtoi se partia e tij do të mbështesë “gjithçka”, por nuk do të lejojë negociatat me Deljan Peevski, Bojko Borisov dhe Sllavi Trifonov.
Në lidhje me inaugurimit të interkonektorit me Greqinë, Kirill Petkov tha se pret që gazi azerbajxhanas të fillojë të rrjedhë nga gushti. Sipas tij, aktualisht çmimi i gazit azerbajxhanas është i barabartë me atë të “Gazprom”, por pas hapjes së lidhjes së re të gazit do të bjerë me 30 për qind.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..