Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i dytë i Quartet Intensive – argëtues, i dobishëm dhe i pazakontë

Foto: Facebook /@perspectives21ngo

“Si të drejtojmë talentet e reja” është tema që do të diskutohet nga prindërit dhe nxënësit më 8 korrik, në një nga sallat e Akademisë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov”. Biseda është pjesë e programit të Festivalit Veror të Quartet Intensive për instrumentistët e rinj bullgarë, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi në Sofje (nga 5 deri më 14 korrik). Drejtori artistik është violinisti Moni Simeonov, drejtues i Departamentit të Instrumenteve me Tela në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, i cili prezantoi pjesëmarrësit në bisedë:

Moni Simeonov

ˮBllagorodna Taneva - një nga profesoret më të shquara të violinës në Bullgari, si dhe Pavlina Dokovska, drejtuese e Departamentit të Pianos në Mannes School of Music në Nju Jork, do të jenë përgjegjës për pyetjet. Presim shumë prindër dhe nxënës. Unë po imagjinoj se do të diskutojmë aktivitetet e fëmijërisë së hershme - pse është mirë që fëmijët të merren me muzikë, veçanërisht në klimën e sotme ekonomike dhe kulturore, cilat udhëkryqe të ndryshme mund të arrijnë në zhvillimin e tyre dhe si mund t’i ndihmojmë në marrjen e vendimeve të duhura.”

Në programin e Quartet Intensive janë përfshirë shumë tema kushtuar problemeve aktuale – “Si të fitojmë, të duam dhe të mbajmë pozicionin tonë në orkestër" (bëhet fjalë për orkestrat në Evropë, Azi, SHBA, Amerikën Latine, Australi). Dhe gjithashtu "Si të zhvillojmë prova të muzikës klasike në ansamblet e dhomës në mënyrën më efikase" etj. Sigurisht, theksi është në përvetësimin e aftësive praktike. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë marrë pjesë edhe në vitin 2021, ndaj detyra këtë herë është më e ndryshme.

ˮVitin e kaluar secili ansambël përgatiti një kuartet, tani luhen pjesë të veçanta të veprave të ndryshme. Koncerti final është më 13 korrik. Çdo ansambël dhome do të interpretojë pjesë të veprave të Mozartit, Puçinit, Webernit etj”.

Klasat me pedagogët e huaj që janë angazhuar në Kuartet Intensiv janë online, disa kanë mbërritur në Sofje dhe po zhvillojnë aktivisht prova me nxënësit.

“Një prej tyre është Ryo Usami – violinist, por këtu luan edhe në violë. Ryo është pjesë e Orkestrës së Dhomës Ushtarake-Detare të SHBA-së dhe luan rregullisht në pritje të ndryshme zyrtare etj. në Shtëpinë e Bardhë.

Tjetri erdhi nga Los Anxhelosi - violonçelisti Michael Kaufman, mësues në Shkollën e Arteve të Performancës në Komunitetin Colburn.

Ryo Usami dhe Michael Kaufman

Michael ka luajtur për disa nga produksionet me fitimet më të larta të Hollivudit në vitet e fundit, dhe madje së shpejti do të ketë një incizim me John Williams. Më 9 korrik është prezantimi i tij "Incizime për Hollivud", ku ai do të flasë për cilësitë që duhet të ketë një muzikant për të regjistruar filma, produksione televizive, video lojëra. Ne kemi planifikuar gjithashtu një diskutim se si të studiojmë sot për t'u përgatitur për karrierën muzikore të së ardhmes, e cila mund të jetë krejtësisht e ndryshme.”

Moni Simeonov jep mësim në akademi të ngjashme në mbarë botën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me muzikantë të rinj të të gjitha kombësive. Çfarë i dallon fëmijët bullgarë? Përgjigja e tij:

ˮNga njëra anë ata janë shumë më të pjekur, krahasuar me moshatarët e tyre nga vendet ku kam qenë, nga ana tjetër nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe u mungon një këndvështrim më i gjerë. Përmes këtyre master klasave, ku ata kanë mësues nga vende të ndryshme, përpiqem t'i drejtoj jashtë zonës së tyre të rehatisë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: quartetintensive.com, Facebook /@perspectives21ngo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

Këngëtarja e dashur Jordanka Hristova me një koncert nën qiellin e yllit në Teatrin Antik në Plovdiv

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..

botuar më 24-08-12 7.20.PD

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD