Një tregues unik dhe i patentuar për matjen e temperaturës u prezantua në Universitetin "Prof. Dr. Asen Zllatarov" në Burgas. Shpikja e mjekëve bullgarë mundëson monitorimin e temperaturës së trupit të fëmijëve dhe të të rriturve gjatë gjithë orës pa përdorur termometra me zhivë, me alkool dhe termometra elektronikë. Matja bëhet me një saktësi prej 0,1°C me ndihmën e një treguesi termokromik. Temperatura matet menjëherë dhe në kohë reale nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës së aplikacionit. Produkti është zhvilluar në bazë të një pigmenti të mikrokapsuluar, i tretshëm në një mjedis biologjik jo ujor. Pastrohet lehtësisht me ujë ose me leckë të thatë, transmetoi BGNES.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..