Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Temperatura të këndshme verore pa reshje

Foto: BGNES

Ditën e martë do të mbajë mot me diell me erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°, ndërsa në Sofje priten 23°.

Mbi Detin e Zi moti do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira të përkohshme në verilindje me mundësi të vogla për reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 26-28°, ato të ujit të detit 24-25°. Lëvizja e ujit të detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por ka pak mundësi për reshje. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 17°, në 2000 m deri në 9°.

E mërkura mbetet e ngrohtë me vranësira të shpërndara. Në rajonin e Varnës priten reshje shiu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD