“Unë jam këtu për të konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit tim për Malin e Zi në rrugën e tij evropiane. Mali i Zi është vendi më i përparuar në procesin e zgjerimit të BE.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në kuadrin e vizitës së tij në vendin ballkanik në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij malazez Millo Xhukanoviç. Radev shprehu shpresën se reformat në Mal të Zi do të përshpejtohen dhe në kohë të afërt do të mund ta mirëpresim atë si anëtar me të drejta të plota të BE-së. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë në këtë proces me njohuritë dhe përvojën e akumuluar. “Ne mendojmë se investimi më i madh i BE-së për paqen dhe stabilitetin e Evropës është integrimi i Ballkanit Perëndimor”, theksoi Millo Xhukanoviç.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..