Një ekspertizë е përpiktë kompjuterike dhe teknike e fotove dhe videove me ish-Kryeministrin Bojko Borisov, me shufrat dhe euron, nga Rezidenca “Bojana”, tregon se ato janë manipuluar. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Komisionit për Kontrollin e Buxhetit në Parlamentin Evropian dhe shefi i misionit në Bullgari në prill Tomash Zdehovski. Ai tha se të dhënat u siguruan prokuroria bullgare.
“Ka shumë mospërputhje në rezolucionin e kartëmonedhave në krahasim me objektet e tjera në foto, shenjet ujore, ngjitësit holografikë, dritëhijet e objekteve. Ka ndryshime të shumta në karakteristikat e dosjeve, datat e xhirimeve janë manipuluar. Meta të dhënat e disa prej tyre janë të hequr”, theksoi Zdehovski.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..