Kryeministri Kirill Petkov pas një takimi me autoritetet shëndetësore tha se bullgarët do të kenë një verë të qetë përsa i përket masave kundër Covid-19. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e Bullgarisë është në fazën 0, me përjashtim të disa zonave në fazën 1. “Dua të them qartë, nuk ka dhe nuk pritet të ketë kufizime lidhur me mbylljen e bizneseve, nuk ka kërkesë për certifikata Covid në vend dhe nuk ka asnjë dispozitë për kufizime në lëvizje”, tha Petkov.
Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Doc. Angell Kunçev, tha se në zonën 1, e cila përfshin Sofjen, do të vendoset mbajtja e maskave në objektet shëndetësore dhe në shtëpitë sociale. Nëse punëdhënësit vendosin, ata mund të rikthejnë përsëri punën në distancë, tha Kunçev.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..