Rajoni në afërsi të Sofjes – Bankja sivjet shënon Festat e Ujit Mineral dhe Jetëgjatësisë “Goreshljaci 2022” me një program të pasur kulturor. Vetë ditët e quajtur “goreshljaci”, dmth. ditët më me vapë, bien më 15, 16 dhe 17 korrik. Programi fillon me një kinema në të hapur dhe me koncert të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Një moment kyç i festës është shërbimi i Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore dhe bekimi i ujit për shëndet në kishën vendore “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Tri ditët e festës në rrugën qendrore parashikohen veprimtari të ndryshme. Më 15 korrik do të rregullohet “Aleja e artizanalëve” me pjesëmarrjen e Dhomës Rajonale të Zanatçinjve. Dy ditët e vijueshme, më 16 dhe 17 korrik, aty organizohet “Aleja e prodhuesve”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNjë "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..