Rajoni në afërsi të Sofjes – Bankja sivjet shënon Festat e Ujit Mineral dhe Jetëgjatësisë “Goreshljaci 2022” me një program të pasur kulturor. Vetë ditët e quajtur “goreshljaci”, dmth. ditët më me vapë, bien më 15, 16 dhe 17 korrik. Programi fillon me një kinema në të hapur dhe me koncert të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Një moment kyç i festës është shërbimi i Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore dhe bekimi i ujit për shëndet në kishën vendore “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Tri ditët e festës në rrugën qendrore parashikohen veprimtari të ndryshme. Më 15 korrik do të rregullohet “Aleja e artizanalëve” me pjesëmarrjen e Dhomës Rajonale të Zanatçinjve. Dy ditët e vijueshme, më 16 dhe 17 korrik, aty organizohet “Aleja e prodhuesve”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaMinistria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme...