Një festival i qytetit zhbllokon në mënyrë simbolike hapësirën e rinovuar publike në një lulishte në qendër të kryeqytetit. Kodra mbi vendin ku ndodhet përfaqësia e “Goethe Institute” në Sofje, e lënë pas dore prej vitesh, tashmë u gjelbërua me bimësi të egër. Synimi i organizatorëve nga “100 Stola” dhe “Kolektivi” është të tregojnë se me ndërhyrje të vogla dhe peizazhe që tërheqin zogjtë, bletët dhe insektet, hapësirat urbane mund të bëhen shumë tërheqëse edhe për njerëzit pa investuar shumë para. Në këtë vend do të ketë një zonë rekreative midis gjelbërimit, dhe aty pranë - një skenë verore dhe një bar. Posaçërisht për hapjen e oazës së gjelbër në zemër të Sofjes planifikohet një program i pasur muzikor, ekspozita, shfaqje. Deri më 17 korrik, do të organizohet një pazar arti dhe një ekspozitë për “turizmin dark” nga Bullgaria e braktisur. Të gjitha ngjarjet kanë hyrje falas.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..