Folklori tradicional i Bullgarisë Perëndimore do të oshtijë lëndinat pranë Manastirit “Shenjtor Kozma dhe Damjan” në afërsi të fshatit Giginci, në rajonin e qytetit Breznik. Herën e katërt me radhë Tubimi Folklorik “Në zemrën e Graovos” do të jetë një skenë për shfaqjen e interpretuesve, ekzekutuesve dhe grupeve profesionistë dhe amatorë që interpretojnë kryesisht folklorin e rajonit Graovo, me pjesëmarrje të veçantë të Ansamblit “Filip Kutev”.
Blegtoria është mënyra kryesore e jetesës në rajonin e Graovos (kështu njihet territori i luginës përreth qyteteve Breznik dhe Pernik në pjesën perëndimore të Bullgarisë) dhe pronarët e racave vendase do t’i tregojnë arritjet e tyre me kafshët më të mira nga tufat e tyre. Prodhues vendas të bulmetrave do të demonstrojnë gamën e pasur të prodhimit të tyre dhe bletarët nga rajoni do të ofrojnë mjaltë organik.
Mysafirët e manastirit do të mund të marrin pjesë në Punishten “Tingulli i Kambanave” dhe do të provojnë vetë se si bien kambanat e manastirit.
Ideja është që ngjarja të ringjallë frymën e gëzimit kombëtar, takimet familjare, festat e fshatit - siç mblidheshin bullgarët në të kaluarën, por edhe për të mbështetur turizmin në rajonin e qytetit Pernik.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shoqata Arkeologjike Bullgare “Ivan Venedikov” i dërgoi një qëndrim Patrikut Daniill në lidhje me thirrjen e tij publike për ndërprerjen e traditës së vallëzimit mbi prush të quajtur nestinarstvo , njoftoi gazetarja e BNR-së Maria Fileva. "Zoti..
Më 23, 24 dhe 25 maj, në sheshin “Svoboda” nëqytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) do të mbahet një Festival i Zanateve dhe Arteve. Artistë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në të, duke prezantuar traditat dhe kulturën bullgare. Së bashku..
Tradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...