Këshilli i Ministrave miratoi një Plan Operativ Kombëtar të përditësuar për përballimin e pandemisë Covid-19. Qëllimi është kufizimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, zvogëlimi i barrës në sistemin shëndetësor dhe krijimi i një organizimi adekuat. Plani përcakton fazat e ndryshme të përhapjes së sëmundjes dhe përshkruan masat kundër epidemisë në nivel rajonal ose kombëtar. Ato përcaktohen në bazë të sëmundshmërisë 14-ditore sipas rajoneve dhe përqindjes së shtretërve të zënë në spitale.
Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme që nga Faza 2, ku ka një tendencë të qëndrueshme të rritjes së numrit të shtretërve spitalorë. Nga e njëjta fazë, kërkesat për një dokument vaksinimi, kalimin e sëmundjes, ose analiza për Covid-19 vendosen për ata që mbërrijnë me avion nga vendet me përhapje epidemike të koronavirusit me norma të sëmundshmërisë 14-ditore mbi 400 për 100 000 banorë.
Faza 3, në të cilën merret parasysh ngarkesa në sistemin e kujdesit shëndetësor, parashikon, nëse është e mundur, punën në distancë të 50% të personelit. Pranimi i planifikuar në spitale kufizohet, me përjashtim të trajtimit spitalor, kur ka rrezik mjekësor për pacientin. Dokumentacioni për vaksinimin, kalimin e sëmundjes, ose testimin për koronavirusin do të kërkohet për mbërritjet përmes pikave kufitare tokësore dhe ujore nga vendet me norma të incidencës 14-ditore të regjistruara mbi 500 për 100 000 banorë.
Në Fazën 4, kur regjistrohet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor, vendoset kontroll për dokumentet përkatëse Covid për të gjithë të ardhurit në vend.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..