Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Nuk pushojnë protestat në Maqedoninë e Veriut

Gjatë javës nuk pushuan protestat në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez për fillimin e bisedimeve për aderimin e vendit me BE-në. Kulmi i protestave të kryesuara nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe pro-ruse “E Majta”, ishte në kohën e fillimit të diskutimit të propozimit në parlament. Para deputetëve foli Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. “Evropa nuk ka asnjë dyshim, se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe BE-ja do ta pranojë atë pa klasifikime suplementare. Ju inkurajoj që të përfitoni nga ky propozim për të qenë në brendësi të procesit të negociatave, jo duke pritur nga jashtë” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se nuk do të kishte propozim më të mirë. Opozita u përgjigj me vuvuzela, grisje demonstrative dhe djegie të dokumentit dhe flamurit të BE-së, shkruan slobodnaevropa.mk.

Mali i Zi prapë është në prag të krizës politike

Nëse nuk ka mbështetje për qeverinë aktuale në parlament, të gjitha opsionet janë në tavolinë, tha Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, transmeton agjencia MINA. Ndarja në koalicionin qeverisës erdhi pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe nga Abazoviq në Beograd. Udhëheqja e Partisë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Millo Xhukanoviç tha, se kabineti i Abazoviqit humbi mbështetjen e tyre sepse marrëveshja shkel kontratën e koalicionit dhe interesat e vendit. Por partia deklaroi, se “mbetet e përkushtuar proceseve politike, të cilët çojnë deri në anëtarësimin e Malit të Zi në BE-në”. Komisioneri evropian i Politikës së Jashtme Zhozep Borel, i cili e vizitoi Podgoricën më 14 korrik, u bëri thirrje politikanëve vendorë të vazhdojnë reformat dhe të mos devijojnë nga rruga e anëtarësimit në BE-në.

Serbia gjithashtu dëshiron të importojë gaz nga Azerbajxhani

Ndërlidhësi që po ndërtohet me Bullgarinë është jetik për Serbinë dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz, tha Ministrja e Energjisë Zorana Mihajlloviç, njofton Rojters. Lidhja me Bullgarinë duhet të jetë gati në shtator 2023 dhe Beogradi tashmë është duke negociuar me Azerbajxhanin për furnizimin me gaz natyror. Mihajlloviç vuri në dukje se interkonektori do t’i lejojë Serbisë të marrë gjithashtu gaz të lëngshëm nga Greqia nëpërmjet Komotinit dhe Stara Zagorës. Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus dhe dëshiron që nga viti 2023 të paktën 40 për qind e karburantit blu të jetë jo-rus. “Gazprom” kontrollon objektin e vetëm të depozitimit të gazit në vend, Banatski Dvor, dhe kompaninë kombëtare të energjisë NIS. Sipas Presidentit Aleksandër Vuçiq, Beogradi mund të marrë përkohësisht kontrollin e NIS për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. Beogradi është gjithashtu i detyruar të negociojë furnizimet me naftë nga Iraku.

Vitin e ardhshëm Kroacia bëhet pjesë e Eurozonës

Pranimi i Kroacisë në Eurozonë nga 1 janari 2023 u konfirmua përfundimisht me miratimin e 3 dokumenteve të fundit nga Këshilli i BE-së. Me Kroacinë, vendet e eurozonës do të bëhen 20. Vendi i fundit që u bashkua deri më tani ishte Lituania, ku monedha e përbashkët u vu në qarkullim në vitin 2015. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe vendet e Eurozonës miratuan tashmë vënien e euros në qarkullim nga Kroacia. Në vitin 2020, Kroacia së bashku me Bullgarinë hyri në “dhomën e pritjes” të Eurozonës. Vendi u pranua në BE në vitin 2013. Kursi i këmbimit me të cilin monedha kombëtare do të zëvendësohet me monedhën e përbashkët është 7.5345 kuna kroate për një euro, njoftoi agjencia HINA.

Greqia dhe Qipro e dënuan Danimarkën për shfrytëzimin e markës “Feta”

Danimarka ka lejuar prodhuesit e saj të vazhdojnë eksportin e djathit me emërtimin e mbrojtur të origjinës “Feta”, vendosi Gjykata e Drejtësisë së BE-së, cituar nga FP. Ajo u referua nga një ankesë e përbashkët e Qipros dhe Greqisë. “Feta” është emërtim i mbrojtur në nivel evropian që nga viti 2002. Në një vendim të vitit 2005, organi i drejtësisë i BE-së rezervoi të drejtën vetëm për prodhuesit me bazë në Greqi për të emërtuar djathin emblematik të deleve “feta”, duke hedhur poshtë ankesat e Danimarkës dhe Gjermanisë. Danimarka nuk e përmbushi detyrimin e saj dhe nuk pushoi së përdoruri emrin “feta” për djathërat e destinuar për eksport në vendet e treta, vendosi gjykata në Luksemburg. Nëse Kopenhaga nuk zbaton sërish vendimin e gjykatës, Komisioni Evropian, i cili përfaqëson aplikantët, mund të kërkojë vendosjen e sanksioneve monetare ndaj vendit, transmeton BTA.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, Reuters


Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD