Kanë filluar inspektimet për cilësinë e grurit ukrainas të importuar në vend, njoftoi ministri i dorëhequr i bujqësisë Ivan Ivanov, gjatë vizitës së tij në rrethin e Jambolit. Rezultatet e inspektimeve priten javën e ardhshme, njoftoi Daniella Kostova, korrespondente e BNR në Jamboll. Në grupet e inspektimit janë përfshirë specialistë të Agjencisë së Sigurisë Ushqimore dhe Drejtorive rajonale të Bujqësisë.
"Detyra jonë është të kontrollojmë nëse gruri nga Ukraina i plotëson standardet e kërkuara në Bullgari për sigurinë," tha Ivanov. Ai theksoi se prodhimi i grurit në vend këtë vit pritet të jetë rreth 6 milionë tonë.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..