Me një marshim masiv tradicional deri në majën Kom të malit Stara Pllanina shënohet përvjetori i 172 i lindjes së Patrikut të Letërsisë Bullgare Ivan Vazov – 9 korrik 1850. Veprimtaria organizohet vitin e gjashtë me radhë nga bashkia e qytetit Berkovica.
Shkrimtari i madh bullgar jetonte në Berkovica në fillim të karrierës së tij dhe ishte Kryetar i Gjykatës së Rrethit në qytet nga 7 mars 1879 deri në 18 shtator 1880. Një fakt pak i njohur, por interesant është se në vitin 1879 Ivan Vazov krijoi në qytetin Berkovica një shoqatë turistike dhe realizoi ngjitjet e para të organizuara deri në majën Kom (2025 metra). I frymëzuar nga bukuria e natyrës së kësaj treve ai shkroi poemën “Në Kom” dhe disa poezi të tjera.Vite më vonë, vetë Vazov e përcaktonte këtë periudhë si një nga më të frytshmet në karrierën e tij.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..