Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri ¼ e testeve të Covid në 24 orët e fundit janë pozitive

Foto: BNR

417 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 145 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 25 për qind e 1666 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 24.8 për qin të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 829 në 12 122. Në spitale u shtruan24 të infektuar. 21 prej tyre ose 87.5 për qind nuk ​​kanë vaksina kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën me 16 në 597. Në terapi intensive janë 32 të infektuar.

Në 24 orët e fundit 3 persona vdiqën me Covid të konfirmuar dhe të tre nuk ishin të imunizuar. 82 veta u shëruan. Të dielën u administruan 101 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD

Parashikimi i motit për 6 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-05 7.35.MD