Me qindra veprimtari në mbarë vendin po shënohet 185-vjetori i lindjes së revolucionarit bullgar Vasill Levsk. Qendra e festimeve është vendlindja e Apostullit të Lirisë - Karllovo. Në kishën “Shën Nikolla” u mbajt një liturgji.
Më pas në varrin e nënës së heroit, Gina Kunçeva, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe lule.
Qyteti Karllovo mirëpret edhe pjesëmarrësit e marshimit kombëtar “Në gjurmët e Apostullit”, të cilët ditët e fundit brodhën shtigje të ndryshme në malin Stara Pllanina, që lidhen me veprën e bullgarit të madh.
Në orën 21:00, flamuri i Komitetit Revolucionar të Karllovo do të mbahet me nderime ushtarake. Në sheshin “Vasil Levski” do të ketë një miting solemn me fishekzjarri me pjesëmarrjen e Presidentit Rumen Radev. Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt nga BNR.
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..