1644 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 218 nga një ditë më parë. Mbi 63.6 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 24 për qind e 6754 testeve të kryera janë pozitive. Treguesi i 24 për qind të mostrave pozitive është ruajtur në krahasim me të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 1217 në 15 426. Në spitale u shtruan 137 të infektuar. 103 prej tyre ose mbi 3/4 nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën me 27 në 817. Janë 45 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 6 vdekje me Covid të konfirmuar. 4 nga të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 421 veta.
Të mërkurën u administruan 4005 vaksina.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..