SHBA-ja do të rrisin ndihmën ushtarake për vendet e rajonit të Detit të Zi, veçanërisht për Bullgarinë, Ukrainën, Rumaninë dhe Gjeorgjinë. NATO do të rrisë praninë e saj në rajon. SHBA do të mbështesin vendet e Detit të Zi për të parandaluar korrupsionin dhe për të rritur mbështetjen për Iniciativën e “Tri Deteve”. Këtë e parashikon një projekt-ligj i paraqitur në Kapitol, për sigurinë në Detin e Zi. Mendohet gjithashtu krijimin e një shtabi të përbashkët, shumëkombësh në Detin e Zi, përgjegjës për të gjitha aktivitetet ushtarake në rajon. Përfaqësues të nivelit të lartë të Departamentit të Shtetit ose agjencive të tjera partnere do të dërgohen në rajonin e Detit të Zi jo më pak se dy herë në vit për të penguar ndikimin rus dhe kinez, thuhet në dokumentin e cituar nga BGNES.
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..