Për herë të parë në Bullgari nis një program për trajnimin dhe punësimin e personave me autizëm në një kompani IT. Programi inovativ tashmë dëshmoi efektivitetin e tij në vendet anglisht-folëse. Këtë e thanë para BNR-së Ana Andreeva-Sapunxhieva, psikologe klinike nga Shoqata e Prindërve “Autizëm” dhe Martin Bllagoev, përfaqësues i DXC Technology - kompania që do të nisë programin në Bullgari.
Në Bullgari, perspektiva për njerëzit me autizëm është shumë negative. Pas përfundimit të shkollës, ata qëndrojnë në izolim, në shtëpi, shpjegoi Andreeva. Ajo shtoi se shpesh programet për (ri)kualifikim në zyrat e punës nuk janë të zbatueshme për to. Për të aplikuar për programin e ri, personat me autizëm duhet të kuptojnë anglisht. Ata do të kalojnë një intervistë që është përshtatur posaçërisht për ta.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..