Bullgaria nuk do të kërkojë përjashtim nga reduktimi i konsumit të gazit me 15 për qind siç propozohet nga Komisioni Evropian në paketën e masave “Kursimi i gazit për një dimër të sigurt”, tha një burim i BNR në Bruksel.
Më 26 korrik, ministrat e energjetikës së BE-së do të diskutojnë masat e sigurisë së energjisë përpara dimrit. Në nivelin e ambasadorëve, propozimi i Komisionit Evropian hasi në shumë kritika, veçanërisht nga vendet e Evropës Jugore, të cilat mbështeten shumë më pak në gazin rus dhe për ta një ulje prej 15 për qind e konsumit është shumë, njofton Reuters.
Takimi vjen në sfondin e reduktimit të gazit rus të furnizuar nëpërmjet “Rrymës Veriore 1” nga 27 korriku. Gjermania do të marrë vetëm 20 për qind të vëllimeve të kontraktuara. “Gazprom” tregon riparimin e turbinës së pompës si arsye për tkurrjen. Lajmi çoi në një rritje të çmimit të lëndës së parë me më shumë se 10 për qind.
“Gazprom” pa paralajmërim ka rritur presionin në tubacionin kryesor të gazit për në Evropë përmes Ukrainës, i cili është një parakusht për një aksident, raportoi UNIAN. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski akuzoi Moskën për përdorimin e gazit për të terrorizuar Evropën. Ai i bëri thirrje BE-së të vendosë kufizime më të ashpra ndaj Rusisë në paketën e saj të 8-të të sanksioneve.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..