Fondet euro të marra në Bullgari tejkalojnë 11 miliardë euro për projekte të financuara nga fondet strukturore dhe të kohezionit të BE-së nga viti 2007 deri në qershor 2022. Të dhënat u prezantuan në portalin e Institutit për Ekonominë e Tregut. Kryeqyteti tërhoqi më së shumti fonde - mbi 2.6 miliardë euro, rajonet e qyteteve Plovdiv mbi 600 milionë euro, Blagoevgrad mbi 550 milionë euro dhe Burgas 450 milionë, tregon harta interaktive e publikuar.
Bullgaria kontribuon çdo vit rreth 250 milionë euro në buxhetin e BE-së dhe merr rreth 1 miliard euro, tha për BNR ekonomisti nga instituti Adrian Nikollov.
Shumica e parave nga fondet evropiane shkojnë për projektet e infrastrukturës, si metroja metropolitane, rrugët dhe autostradat dhe ciklet e ujit.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..