Ditën e mërkurë do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira në Bullgarinë Perëndimore. Deri në mesnatë do të ketë reshje të shkurtra, të dendura dhe vende-vende me bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë nga 34 deri në 39°, në Sofje – 34°.
Mbi bregdetin e Detit të Zi mbetet me diell me erë mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat do të lëvizin deri në 27-30°, uji i detit do të jetë 24-25°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të jetë me diell. Pas mesditës era veriperëndimore do të mbajë vranësira në masivet perëndimore dhe deri në mesnatë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 28°, në 2000 m deri në 20°.
Të enjten do të ketë reshje shiu dhe bubullima në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Temperaturat gjatë ditës do të kenë rënie.
Mandati i parë për formimin e qeverisë do të jepet pas Vitit të Ri nëse kjo javë shfrytëzohet për bisedime mes formacioneve politike. Kjo u bë e qartë në një konferencë të presidentit Rumen Radev. Ai theksoi se është e qartë se bisedimet mes forcave..
Këshilli Ekonomik dhe Social i vendit ka miratuar një qëndrim mbi "Rajonet për planifikim në Bullgari" dhe propozon ndryshimin e tyre me qëllim nxitjen e zhvillimit rajonal. Këshilli Ekonomik dhe Social konsideron se ka një çekuilibër serioz në zhvillimin..
Në çdo rast, ne po flasim për një eko-katastrofë. Pyetja është nëse do të jetë vendas, rajonal apo ndërkombëtar, komentoi për BNR ish-ministri i ekologjisë Borisllav Sandov pas incidentit me dy cisterna ruse të naftës përballë ngushticës së Kerçit. "Bëhet..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..