“....Ecnim lakuriq, të uritur, të kripur dhe të lumtur” – tregon kujtimet e tij nga deti gazetari dhe shkrimtar Ivo Berov. “Sot është e vështirë të kuptosh emocionin e blerjes së një shisheje me uiski nga dyqani i valutës. Provon diçka përtej perdes së hekurt!” – merr stafetën gazetari Ivan Bakallov”. Kurse pas kësaj e shëron kokën e rënduar nga dhimbjet nga mbrëmja e radhës “e lirë” me “pilulën blu” – detin”, pohon me të qeshur satiriku Mihaill Veshim. Këto dhe akoma shumë histori të tjera verore nga e kaluara jonë e afërt mbledh në përmbledhjen “Lakuriq dhe të kripur (deti përpara betonit)” gazetarja , shkrimtare dhe përkthyese nga gjuha gjermane Zhanina Dragostinova. Një “pamje të kohës”, të cilën e formojnë tregimet e 23 gazetarëve, artistëve, intelektualëve dhe politikanëve.
“Periudha të cilën e përfshin libri është mjaft e gjatë – ka tregime nga vitet 60 deri në vitet 90 të shekullit të 20 - sqaron për Radio Bullgarinë Dragostinova. - Unë thjesht doja që të formojmë një përmbledhje personale, në të cilën njerëzit nga brezat e ndryshëm tu tregojnë fëmijëve të vet si dhe nipërve për vajtjen në det ose për pushimet në rininë e tyre. Në të njëjtënkohë, kur lexova që të gjitha tekstet e mbledhura unë zbulova se, ka një ndjenjë të përgjithshme të një ndjenjë të përgjithshme të një kënaqësie rreth detit, që në ato vite rastiste pak vështirë”.
Pushimi në det për bullgarin krijoi ndjenjën për liri dhe pakufi, është kategorike Zhanina. Në të njëjtën kohë është kategorike se, historitë në libër nuk janë një nostalgji pas socializmit. Nuk mund të të mungojë diçka, e cila të ka kufizuar dhe të ka marrë të drejtën për të zgjedhur, thotë ajo. Nostalgji ka, por ajo është e lidhur me ndjenjën për liri, që ta ka dhënë deti. Kurse ajo, si një fëmijë e qytetit Varna, e di më mirë.
“Ne në qytetin Varna mendonim se, vajtja në plazh është një vajtje në det. Në det bashkë me babin tim shkonim në qytetin Obzor, në jug. Kur u rrita dhe fillova vet të shkoj me pushime përsëri zgjidhja kampingjet nëpër bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Disi jugu simbolizonte më tepër këtë liri dhe pavarësi. Por, në libër ka dhe histori që nga pika më veriore deri tek pika më jugore të bregdetit bullgar të Detit të Zi.
Kujtimet e kampingut, lindja e nudizmit, imazhi i peshkatarëve dhe rrjetat e tyre të plota shënojnë rininë e shumë intelektualëve të sotëm bullgarë dhe sjellin frymën e ndryshimit.“Kampingu im i parë ishte Alepu - vendi më i bukur në botë, të cilin e kam parë nëpër bregdetin bullgarë të Detit të Zi - kujtohet shkrimtari Mihaill Veshim. - Me kushte të këqija, nuk ka ujë, por ka një liri. Nuk e dija se më vonë do të na dëbojnë nga kampingu dhe pas nesh do të ecë një buldozerë dhe do të ndërtohet. Se ky është një proces, i cili ka nisur atëherë”.
Satiriku shpjegon nostalgjinë, e cila depërton pas buzëqeshjes së tij, si një nostalgji pas natyrës së pastër, detit të pastër, bregut të pa ndërtuar dhe atë natyrshmëri që është gjithnjë më e vështirë për t'u gjetur.
“Mbase ajo që ka ndryshuar sot ne e lidhim me shprehinë “atëherë domatet ishin të vërteta” - na thotë Zhanina Dragostinova. - Sipas meje kjo nuk është e lidhur me socializmin, por me hyrjen e industrializimit në ditën e sotme. Për shembull, ne nuk mundnim të përfytyrojmë se do të shtrihemi në një shezlong në plazh. Ndjenja e këndshme ishte që të shtrihesh mbi rërën e nxehtë. Sot, janë shumë të pakët njerëzit të cilët shtrihen në rërë. I gjithë përjetimi jonë i pushimeve po industrializohet dhe kjo është ajo që është e ndryshme. Sigurisht që ka grupe njerëzish që ende vlerësojnë të qenit afër natyrës, por problemi është se ka gjithnjë e më pak vende për ta”.
Dhe kur flasim për pushimet e verësnë Bullgarinë socialiste nuk mund të mos shënojmë dhe Botën Perëndimore e cila i kalonte pushimet e veta këtu. Në tekstin e gazetarit Panajot Denev tregohet për një pushim, në të cilin ai kupton për ndërtimin e Murit të Berlinit. “Ka dhe tekste të tjera, në të cilat përmendet për gjermanë, të cilët gjatë asaj kohe kanë qenë me pushim në Bullgari dhe është dashur që me ngut të kthehen, sepse atdheu i tyre tanimë është i ndarë”, na tregon Zhanina Dragostinova. Në libër është përfshirë dhe një tekst i gazetarit gjermano lindor Hans-Dieter Schutt, i cili ka qenë kryeredaktor i një botimi gjerman gjatë asaj kohe, me fjalë të tjera një kuadër i lartë partiak që flet për përshtypjet e tij për Detin e Zi bullgar. Pyetjes se çfarë kujtimesh ruan ai nga vendi ynë, ai përgjigjet në mënyrë lakonike - të bukura, si të çdo një gjermani lindor.Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ivan Bakallov, kryg.euRevolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..