2191 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet ranë me 796 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 27.2 për qind e 8036 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit koronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 807 në 20 888. Në spitale u shtruan 199 të infektuar. 148 prej tyre ose 3/4 nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 66 në 957. Janë 48 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 8 persona me Covid të konfirmuar. 6 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar kundër koronavirusit. U shëruan 1376 veta.
Të hënën u dhanë 3561 vaksina.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..