Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 korrikun 2022

Vapë dhe reshje lokale mbi Bullgarinë Qendrore dhe Perëndimore

Foto: BGNES

Të enjten do të ketë vranësira shiu mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Në shumë vende do të ketë shtrëngata të shkurtra. Në male ka kushte breshëri. Nga mesnata shiu do të ndalet. Në lindje do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 deri në 37° përgjatë Danubit dhe në Traki. Në Sofje do të jetë deri në 29°.

Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me erë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 27-30°. Uji i detit është 22-25°. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.

Në malet në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të bie shi. Në masivet lindore do të mbajë mot me diell dhe erë. Temperatura në lartësi 1200 m do të jetë 24°, në 2000 m deri në 18°.

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell me reshje lokale të pasdites.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas “Eurobarometrit”, bullgarët mbeten të ndarë për adoptimin e euros

Mbështetja e bullgarëve për Eurozonën u rrit me 9 pikë në 46 për qind, sipas anketës së vjeshtës të “Eurobarometri”, të kryer nga 11 tetori deri më 1 nëntor. Por vendi mbetet i ndarë për këtë temë, sepse 46 për qind janë kundër vënies në qarkullim të..

botuar më 24-12-17 11.58.PD
Ivan Kondov

Bullgaria mbështet pozitat e BE-së për Ukrainën dhe ngjarjet në Siri

Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA. Këshilli miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, të përfshira në paketën e 15-të të sanksioneve..

botuar më 24-12-17 9.39.PD

Bullgaria, Rumania dhe Ukraina shkëmbejnë informacion për derdhjen e naftës ruse në Detin e Zi

Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së..

botuar më 24-12-17 8.37.PD