1944 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend për 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 247 nga një ditë më parë. Mbi 62 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksinua kundër koronavirusit. 24.8 për qind e 7833 testeve të kryera ishin pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 1036 në 21924. Në spitale u shtruan 145 të infektuar. 111 prej tyre ose 76.5 për qind nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit u rritën me 11 në 968. Janë 50 të infektuar në terapi intensive.
6 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 5 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar. 902 u shëruan.
Të mërkurën u bënë 3941 vaksina.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..