Sipas protokollit, duke refuzuar ftesën për t’u ulur, përfaqësuesit e BSP-së i kthyen Presidentit Rumen Radev mandatin e tretë, të fundit eksplorues të paplotësuar për të formuar një qeveri në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor.
Kreu i shtetit ka për të shpërndarë parlamentin dhe për të caktuar një datë për zgjedhje të parakohshme. Krahas kësaj ai duhet të emërojë edhe një qeveri teknike.
“Koalicioni qeverisës i lë trashëgim kabinetit teknik krizën në energjetikë, e cila mund të kthehet në kolaps të ekonomisë dhe sistemit social”, tha presidenti dhe vuri në dukje se kjo është trashëgimia më e rëndë e qeverisë.
I pyetur nga kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova se a do ta zgjasë punën e Kuvendit Popullor, Radev shkurtimisht u bëri thirrje deputetëve që deri në fund të javës ta përfundojnë punën.
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Përfaqësues të tre fondeve kryesore botërore, të cilët kanë një interes të jashtëzakonshëm për krijimin e qendrave të mëdha të të dhënave në vendin tonë,..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..