“Dy sy të gëzuar – rreze të diellit,
ndriçojnë gjithë tokën dhe sjellin dashurinë...
Dy duar të buta...më përqafojnë...
Dhe ëndrra ime bëhet realitet...
Po nis një aventurë me një anije,
udhëtimin e ëndërruar nëpër botë...”
Ky është një fragment nga teksti i këngës “Udhëtimi rreth botës” e cila është pjesë e projektit “Xhaz bashkëkohor me lirikë bullgare”. Pjesë e tij është edhe “Gjurmët në rërë”, të cilin ju prezantuam pak kohë më parë.
Projekti realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”. Xhaz bashkëkohor me lirikë bullgare” u krijua së bashku nga Veleka Cankova - këngëtare, autore e teksteve dhe bashkautore e muzikës dhe trumbetari i njohur, kompozitor dhe aranzhues Mihaill Josifov.
Në grup luajnë edhe Atanas Popov - bateri, Shibil Benev - kitarë dhe piano, Dimitar Karamfilov - bas.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i shquar Aleksandër Josifov lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme për nga vëllimi dhe larmia zhanrore. Janë me qindra këngët e tij të muzikës së lehtë të kompozuara mbi tekste të poetëve të njohur bullgarë, të..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një..
Kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i shquar Aleksandër Josifov lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme për nga vëllimi dhe larmia zhanrore. Janë me..