Ministria e Energjisë kontraktoi 7 anije mallrash me gaz të lëngshëm nga SHBA, të cilat do të përmirësojnë sigurinë energjetike në Bullgari. “Do të kemi nga një anije mallrash nga tetori 2022 deri në prill 2023”, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov. Kontrata është lidhur sot, por me mundësi që të konfirmohet deri më 19 gusht. Kjo i jep mundësinë qeverisë teknike, nëse gjen ofertë më të mirë, ta përmbyllë atë, theksoi kryeministri i dorëhequr. Kusht për marrjen e sasive të gazit është që në muajin gusht Ministria e Energjisë të sigurojë infrastrukturën e nevojshme nga Greqia dhe Turqia. Kontrata e propozuar është “një hap i rëndësishëm së bashku me Komisionin Evropian për të siguruar gazin natyror për muajt e dimrit”, tha Petkov.
Qeveria e dorëhequr votoi edhe dëmshpërblimin e bizneseve për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga 1 korriku deri më 30 shtator, i cili do të ndihmojë 633 mijë konsumatorë jo familjar.
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..