Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekologë hulumtojnë sjelljen dhe popullatën e delfinëve në Detin e Zi

Sonarët i anijeve ushtarake detare e pengojnë komunikimin mes delfinëve

Foto: Pixabay

Studimi i dytë i këtij viti mbi popullsinë e delfinëve në Detin e Zi është duke u zhvilluar. Sondazhi përgjatë bregut jugor të Detit të Zi tashmë është drejt fundit dhe në gusht, nëse moti është i favorshëm, do të bëhet edhe përgjatë bregdetit tonë verior. Kërkimet kryhen në një thellësi deri në rreth 100 metra.

Çfarë dihet deri më tani:

“Këtë vit mund të themi se numri i Marsuinëve ose derrave të detit  është më i larti krahasuar me periudhat e mëparshme. Dy llojet e tjera të delfinëve - i zakonshëm dhe asana - janë më të pakët në numër - shpjegoi udhëheqësi i projektit, Dimitër Popov, për BNR Varna. - Ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se sonarët e përdorur nga anijet detare kanë një efekt mbi jetën detare dhe delfinët në veçanti. Ata i shkelin komunikimin mes tyre. Ndërsa  funksionimi i disa sonarëve në të njëjtën kohë ndikon veçanërisht negativisht.

Ne ende nuk i kemi vëzhguar efektet e ndotjes së fortë akustike të detit dhe traumat akustike që rezultojnë te delfinët” - theksoi eksperti dhe shtoi se delfinët janë në krye të zinxhirit ushqimor në Detin e Zi dhe gjendjen e i gjithë ekosistemi varet prej tyre.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD