Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi ¼ e testeve rezultuan pozitive

Foto: BNR

2610 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 2141 nga një ditë më parë. 64.5për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. 25.6 për qind e 10 204 testeve të kryera rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 1976 në 25 157. Në spitale u shtruan 275 të infektuar. 219 prej tyre ose mbi 79 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar. Janë 59 të infektuar në terapi intensive.

24 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 23 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar kundër koronavirusit. U shëruan 1610 veta.

Të hënën u administruan 1594 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..

botuar më 24-09-13 7.45.MD

Ministrat e Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë unanim, se “Kultura mund të jetë urë lidhëse mes nesh”

Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...

botuar më 24-09-13 6.28.MD

Një avion stërvitor u rrëzua teksa po përgatitej për një shfaqje ajrore

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të..

rinovuar më 24-09-13 6.05.MD