Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës bullgarë fituan medalje nga Olimpiada e Gjuhësisë

Foto: mon.bg

Nxënës bullgarë fituan 2 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhësisë që u mbajt në Ishullin britanik Man.

Fitues u bënë Aleksandër Dimitrov dhe Konstantin Georgiev nga shkollat ​​e mesme matematikore në Varna dhe Ruse.

Argjendin e mori Gergana Petrova nga Gjimnazi i Matematikës Natyrore në Burgas. Në vend të tretë u renditën Aleksandra Najdenova nga Gjimnazi i GHjuhëve të Huaja në qytetin Pernik dhe Teodor Mallçev nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes.

Gjuhëtarët zgjidhën probleme në gjuhë të rralla nga Kaukazi, Amerika e Veriut dhe Azia Jugore duke tërhequr paralele në zhvillimin dhe ndryshimin e fjalëve në 3 gjuhë.

Certifikatë për zgjidhjen më të mirë mori edhe fituesi i medaljes së artë Konstantin Georgiev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD
Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD