Programi "Zhvillimi i burimeve njerëzore" 2021-2027 është miratuar nga Komisioni Evropian dhe është i pari në Bullgari që merr "dritën jeshile" nga Brukseli, njoftoi Ministria e Çështjeve Sociale. Buxheti i programit është mbi 1.9 miliardë euro, të cilat duhet të mbështesin mbi 740 000 punëtorë për të rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre.
Programet synojnë përfshirjen e plotë në tregun e punës të grupeve më vulnerabël të shoqërisë – të të papunëve, personave me aftësi të kufizuara, të atyre që jetojnë në varfëri, të përfaqësuesve të komunitetit rom.
Gjithashtu do të zbatohen masa për informimin dhe motivimin e të rinjve joaktivë, duke i përfshirë ata në lloje të ndryshme punësimi – praktika, trajnime dhe mbështetje në vendin e parë të punës.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..