Kryetari i Bordit të Drejtorëve të “Bullgargaz” Ivan Topçijski në studion e Nova TV e cilësoi si tronditës çmimin me 60 për qind më të lartë të gazit të kërkuar nga “Bullgargaz” për muajin gusht. Sipas tij, çmimi më i ulët i gazit të lëngshëm të negociuar mund të diskutohet vetëm me kontrata afatgjata. Shefi i “Bullgargaz” theksoi gjithashtu se dera te “Gazprom” nuk është e mbyllur përfundimisht.
Pavarësisht pezullimit të dërgesave nga kompania ruse, negociatat janë ende në vazhdim, tha Topçijski. “Nuk e dimë se si do të zhvillohet korrespondenca, por ekziston mundësia e rifillimit të furnizimeve. Bëhet fjalë për kontratën që kemi deri në fund të vitit. Hipotetikisht ka mundësi që të ndryshojnë kushtet. Nuk po e mbyllim faqen për sa kohë që ka garanci se nuk do të ketë rreziqe për “Bullgargaz” nëse ndryshojnë kushtet”, tha Topçijski. Sipas tij, janë të siguruararreth 60 për qind e gazit që i nevojitet Bullgarisë për muajt e dimrit, së bashku me 7 cisterna e dakorduara nga SHBA.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..