Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti në rruge:

Ndalesat e transportit publik në Sofje shkëlqejnë me pamje nga vende të ndryshme

21
Foto: “Art4Diplomacy”

11 stacione të transportit publik në Sofje morën një pamje të re. Ato janë pjesë e nismës "Arti për Diplomacinë" (“Art4Diplomacy”) të Petja Ilievës, e cila i shndërroi konstruksionet e tyre në një hapësirë ekspozite me imazhe arkitekturore të ndërtesave interesante nga mbarë bota që janë pak të njohura në Bullgari. Projekti do të zbatohet në dy faza dhe fotografitë e monumenteve të bukura, të përzgjedhura nga akoma 11 misione diplomatike në Bullgari, do të shfaqen në zemër të Sofjes në shtator.

“Nuk do të lodhem të përsërisë se kultura është mjeti më i vjetër dhe më i besueshëm i diplomacisë – është kategorike Petja Ilieva. - Ky është një projekt me të cilin po i mbledh prej 4 vitesh përfaqësitë diplomatike të të gjitha vendeve në Bullgari me synimin për të popullarizuar afërsinë mes kulturave të popujve dhe për të nxjerrë në pah bukurinë në dallimet e tyre. Deri më tani tregonim vetëm folklorin si pjesë e trashëgimisë kulturore. Tani ka ardhur koha që publiku i gjerë, kalimtarët në rrugët e Sofjes, të njihen me trashëgiminë e pasur arkitekturore të vendeve të ndryshme, sepse "Arti për Diplomacinë" ka një qëllim estetik, por edhe edukativ - pasuron njohuritë e qytetarëve, duke e nxjerrë artin në rrugë dhe duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshëm nga njerëzit.”

Çdo imazh ka informacion të shkurtër në bullgarisht dhe anglisht. Tregohen peizazhe dhe monumente nga Austria, Zvicra, Italia, Portugalia, Finlanda, Gjeorgjia, Danimarka, Rumania, Republika Çeke, Izraeli dhe Urdhri Sovran i Maltës.

“Njerëzit do të mësojnë fakte interesante nga imazhet e montuara - shpjegon Petja Ilieva dhe tregon sekretet e disa prej tyre:


Austria prezanton kështjellën e Ambras. Në vitin 1564, ajo u bë rezidenca e Arkdukës Ferdinand II të Tirolit, i cili zhvilloi konceptin më të hershëm sistematik për prezantimin e koleksioneve dhe kjo e bëri kështjellën muzeun e parë në botë.


Shtëpia malore Monte Rosa në Alpet Zvicerane është një ndërtesë e teknologjisë së lartë që prodhon 90% të energjisë që konsumon vetë.

Një imazh interesant është Manastiri Xhvari i shekullit të 6-të në Mcheta, Gjeorgji. Është kureshtare që peizazhi - kodrat, kisha, lumi dhe qyteti në sfond ngjajnë në mënyrë të mahnitshme me kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo.

Gjatë 10 viteve të fundit, Kopenhaga ka investuar mbi 188 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit. Kjo është arsyeja se pse Danimarka ka zgjedhur për publikun bullgar Urën e Rrumbullakët në Kopenhagë, e cila është vetëm një nga urat e shumta që përdoret nga çiklistët në qytet”.

Bën përshtypje zgjedhja e dy pjesëmarrësve të rinj në projektet e Petja Ilievës. Me rastin e Presidencës Evropiane, Republika Çeke po tregon qendrën historike të qytetit të Çeski Krumlov me një kështjellë të ruajtur mirë të përfshirë në listën e UNESKO-s për arkitekturën e saj gotike, të rilindjes dhe barokut.

Ndërsa Urdhri Sovran i Maltës, i ngatërruar shpesh me Republikën e Maltës, paraqet Villa Magistrale - vilën e Mjeshtrit të Madh, e vendosur në Kodrën Aventina në Romë.

“Nuk do të flas më për të mbajtur elementin e befasisë. Jam e lumtur që marr gjithmonë një përgjigje të shpejtë dhe mbështetje absolute nga misionet e huaja diplomatike. Është e rëndësishme të përmendet se ata sigurojnë materialet dhe financojnë plotësisht zbatimin e projekteve - thekson Petja Ilieva. - Faleminderit BNR-në dhe “Radio Bulgarinë” për prezantimin e të gjitha nismave të “Artit të Diplomacisë”. Nëpërmjet botimeve tuaja në 10 gjuhë, ju i ktheni aktivitetet e "Art4Diplomacy" në ngjarje kulturore me jehonë dhe reklamë të Bullgarisë në të gjitha kontinentet."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: "Art4Diplomacy"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD