Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.
Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.
Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic TeamAnsambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..
Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të..
Ultramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars, Viktori i paepur, siç është i njohur vrapuesi, ka bërë 19 ngjitje të njëpasnjëshme pa gjumë nga..