Mjetet e para sipas Planit të Rimëkëmbjes priten këtë vjeshtë, tha zëvendëskryeministri i qeverisë teknike për fondet evropiane Atanas Pekanov për Nova TV. Ato do të jenë 1.3 miliardë euro dhe Bullgaria do t'i kërkojë deri në fund të gushtit. Brenda dy muajve, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet nëse do t'i livrojë ato. Pekanov theksoi se për të pasur pagesën e radhës, Kuvendi i ri duhet të miratojë 22 ligje deri në fund të vitit 2022.
Në 5 vitet e ardhshme, rreth 1.5 miliardë euro do të investohen në zhvillimin e biznesit bullgar në kuadër të programit të ri "Konkurrueshmëria dhe inovacionet në ndërmarrje". Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të mbështeten për implementimin e teknologjive dhe inovacioneve të reja, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..