Tenistja e parë e Bullgarisë, Viktoria Tomova, debutoi zyrtarisht në top 100-shen e renditjes botërore të tenisteve. Në renditjen e publikuar më 8 gusht, 27-vjeçarja nga Sofja u ngjit nëntë pozicione dhe është në vendin e 99-të. Kërcimi i Tomova ishte për shkak të arritjes në gjysmëfinale të turneut në Grodzisk Mazowiecki, Poloni.
"Kam javë të rëndësishme përpara meje ku duhet të luaj mirë dhe të futem në shortin kryesor të US Open. Jam afër kësaj," tha Tomova.
Viktoria është bullgarja e nëntë në histori që arrin në top 100 të renditjes së WTA.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..