Ukraina dhe Rusia ranë dakord që anijet, avionët ose dronët ushtarakë nuk duhet të afrohen brenda 10 miljeve detare anijet që transportojnë grurë ukrainas. Përgjatë korridorit të sigurt të rënë dakord në Detin e Zi, “palët nuk do të kryejnë sulme kundër anijeve tregtare ose civile dhe infrastrukturës së porteve që merr pjesë në iniciativë”, thuhet në dokumentin e cituar nga Reuters.
Aleksej Arestoviç, këshilltar i presidentit ukrainas, i tha aktivistit rus për të drejtat e njeriut Mark Feigin se Kremlini po shantazhon Kievin duke kërcënuar se do të hedhë në erë termocentralin bërthamor Zaporozhie. Shantazhi synon të detyrojë Ukrainën të negociojë nën diktatin e palës ruse, njofton UNIAN. Kërcënimi bërthamor u përdor pasi pala ruse nuk arriti të lidhë marrëveshjen e grurit me rinovimin e negociatave, shpjegoi Arestoviç.
SHBA njoftoi dërgimin e një pakete tjetër prej 1 miliard dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën. Dërgesa përfshin kryesisht raketa dhe predha. Që nga fillimi i luftës, ndihma ushtarake amerikane arriti në 9.8 miliardë dollarë.
Banka Botërore jep 4.5 miliardë dollarë të tjerë mbështetje financiare për buxhetin e Ukrainës. Paratë vijnë gjithashtu nga Uashingtoni dhe janë të destinuara për shpenzime sociale, njoftoi Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën..
Mbështetësit e Ahmed Dogan po mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Qendrore Operative për të diskutuar idenë e krijimit të një partie të re, njofton BGNES. Sipas informacioneve jozyrtare, eurodeputeti Illhan Kjuçjuk po diskutohet për..
"Oevatjet për të më sulmuar për shkak se kam shpallur Ligjin për Vënien e Euros janë manipulime të sheshta, sepse nuk ka absolutisht asnjë datë në këtë ligj, ka kushte dhe procedura."Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u referua për një kartel të mundshëm të “Lukojl” me karburantet nga Deljan Peevski, njoftoi qendra e shtypit e..