Afro gjashtë muaj – po aq vazhdoi puna e Komisionit për Bullgarët jashtë Shtetit në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor. Përveç prioriteteve të caktuara nga Kryetarja e tij Antoaneta Coneva në fillim të këtij viti, komisioni arriti të shqyrtojë dhe të zgjidhë edhe disa çështje të ngritura në seancat dëgjimore të ministrive, agjencive dhe shërbimeve të tjera, të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me politikat për komunitetet jashtë vendit:
“E kemi shqyrtuar vazhdimisht çështjen se pranimi i të rinjve me origjinë bullgare nga Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia ishte e vështirë për ata prej tyre që tashmë kanë marrë nënshtetësinë bullgare ose kanë qëndrim të përhershëm. U bë një ndryshim në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe u hoqën pengesat ekzistuese”- vuri në dukje një nga arritjet, Antoaneta Coneva, në një intervistë për Radio Bullgarinë. – “Tashmë edhe ata që kanë nënshtetësinë bullgare, dhe jo vetëm një certifikatë të origjinës bullgare, mund të përfitojnë pranim sipas Dekretit 103 të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Çështja prek mijëra të rinj që janë të lidhur përgjithmonë me Bullgarinë. Prandaj ky ndryshim në ligj u pranua me shumicë të plotë.”
Një tjetër sukses i komisionit lidhet me rregulloren për vajtjen afatgjatë me shërbim të mësuesve bullgarë jashtë vendit.
“Ka 10 vite që nuk është e ndryshuar dhe sipas amendamenteve të miratuara në mbledhjen e parafundit të Këshillit të Ministrave, mëditja që do të marrin mësuesit u rrit me 30 për qind, u regjistrua mundësia e kompensimit të akomodimit, si dhe pagesën e shpenzimeve të udhëtimit për ta dhe familjet e tyre dy herë në vit. Garancitë sociale, shëndetësore dhe të tjera janë të përmirësuara gjithashtu shumë. Pra, procesi i mësimdhënies së gjuhës bullgare jashtë vendit do të bëhet në kushte shumë më të mira.”
Disa ditë para përfundimit të mandatit të saj në krye të komisionit, Antoaneta Coneva ishte mes të ftuarve në Konferencën e Shoqatës së Shkollave Bullgare jashtë Vendit. Një nga temat e trajtuara gjatë forumit lidhej me njohjen e notës nga provimi i maturës së gjuhës bullgare në aplikimin në universitetet e huaja, që është statusi i gjuhëve të tjera evropiane.
“Kjo është një betejë e madhe që vazhdon prej kohësh. Edhe Parlamenti Evropian e di për këtë, dhe tashmë ka një rezolutë që gjuha bullgare të marrë këtë status. Megjithatë, ky vendim nuk ka karakter të ultimatumit dhe nuk mund të imponohet njëkohësisht në të gjitha vendet evropiane. Duhet të bëhet gradualisht me marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe secilit shtet individual - theksoi Coneva dhe shtoi se është e rëndësishme që fëmijët që ndjekin shkollat e së dielës nga mosha 4 vjeçare të marrin një nxitje që të mos heqin dorë nga mësimi i gjuhës bullgare kur rriten dhe duhet të përballen edhe me lëndët e tjera mësimore.”
Në fazën përfundimtare është edhe angazhimi për sigurimin e fondeve për mbështetjen e mediave bullgare në mbarë botën. 200 000 leva të akorduara për këtë qëllim do të shpërndahen sapo Këshilli i Ministrave të miratojë dekretin përkatës.
“Shpresoj që kabineti teknik do ta pranojë këtë dekret, sepse fondet e parashikuara për mbështetjen duhet të kalojnë në buxhetin e Ministrisë së Jashtme. Shteti nuk duhet të ndalojë së punuari sepse duhet të shkojmë në zgjedhje.”
Krijimi i një Këshilli Publik me funksione këshillimore pranë Komisionit për Bullgarët jashtë Shtetit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Radios Kombëtare bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) ishte gjithashtu ndër idetë gjatë mandatit, por ai ndryshoi:
“Rezultoi se krijimi i një këshilli të tillë vetëm me parimin se është një organizatë që ndodhet jashtë nuk është kriter i mjaftueshëm. Është shumë më mirë kur të interesuarit të punojnë në tema, së bashku me institucionet - shpjegoi Antoaneta Coneva.”
Për sa i përket punës së instituteve kulturore bullgare në mbarë botën, Coneva është e bindur se drejtuesit e tyre duhet të kenë një përkushtim shumë më të fortë në marrëdhëniet me komunitetet bullgare.
“Ka një urdhëresë për zgjedhjen e drejtorëve të Instituteve Kulturore Bullgare që është e Ministrisë së Kulturës. Për momentin, kjo rregullore është në fazën e diskutimit publik. Aty thuhet se drejtorët përveç prioriteteve duhet të paraqesin mënyrën se si do të lidhen me komunitetet bullgare. Dhe shpresoj se kjo kërkesë, përzgjedhja më transparente dhe llogaridhënia e tyre më e lartë, do të ndihmojnë që këto 11 institute të kthehen në qendra të vërtetë për komunitetet bullgare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Antoaneta Tsoneva, Diana Cankova, parlament.bg
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..