Nga shtatori fëmijët nga komunitetet bullgare anembanë botës do të mund të mësojnë të shkruar krijues në një atelie të organizuar nga Web Çitalishte, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/. Atelieja do të zhvillojë te fëmijët aftësitë e tyre për të luajtur me fjalët dhe për të komunikuar nëpërmjet teknikave të ndryshme të huazuara nga psikodrama dhe nga lloje të ndryshme terapish arti.
Punëtoria është e përshtatshme për fëmijët që e njohin gjuhën me shkrim. Grupmoshat janë 8 deri në 12 vjeç dhe 12 deri në 18 vjeç. Mësimet janë tërësisht online.
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..