Nga 10 gushti, BE dhe Britania e Madhe pezullojnë importin e qymyrit rus në kuadrin e sanksioneve në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit në Evropë. Në vitin 2021, ajo eksportoi 48.7 milion ton qymyr në Perëndim. Kjo është 1/5 e eksportit total të lëndëve të para ruse, raportoi REUTERS.
Rusia ka pezulluar dërgesat e naftës në tubacionin Druzhba përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Moska e justifikoi pezullimin me sanksionet perëndimore nga të cilat Transneft nuk mund të marrë tarifat e transmetimit. Vendimi rriti çmimin e naftës në tregjet botërore me 1%, por ai mbeti nën 100 dollarë për fuçi, marka Brent, raportoi Bloomberg.
Rusia po përgatitet të lidhë termocentralin e pushtuar të Zaporozhies me Krimenë, paralajmëroi operatori ukrainas "Energoatom". Moska ka kërkuar thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 11 gusht për shkak të "goditjeve të Kievit kundër termocentralit bërthamor në Zaporozhie", raporton TASS.
Sipas UNIAN, në shenjë hakmarrjeje, ushtria ruse ka sulmuar në mënyrë aktive qytetet ukrainase gjatë gjithë natës. Kjo ka ndodhur pas shpërthimeve të depove të municioneve në Aeroportin ushtarak Saki në Krimenë e pushtuar. Sipas Moskës, kjo ka qenë një aksident. Sipas komenteve ukrainase, baza ushtarake mund të jetë sulmuar nga raketa me rreze të gjatë veprimi ose guerilje vendase.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..