1429 janë të infektuarit të rinj me Covid në vend për 24 orët e fundit. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 21.8 për qind e 6541 testeve të kryera janë pozitive, njofton portali coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 2282 në 22 707. Në spitale u shtruan 183 të infektuar. 140 prej tyre ose 76.5 për qind nuk ishin të vaksinuar. Të shtruarit u rritën në 1084. Janë 55 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 9 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk kishin imunizim kudër koronavirusit. 3702 veta u shëruan.
Të mërkurën u bënë 2898 vaksina. Janë 2 066 347 bullgarë me imunizimin e përfunduar.
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të tjerë, ishin shkaktuar me shumë gjasa nga dy predha izraelite tankesh. Kështu thonë ekspertët që kanë..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..
Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që..
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do..