Ministria e Energjetikës do të propozojë që qeveria të lëshojë një kredi prej 400 milionë euro për kompaninë shtetërore “Bullgargaz”, tha për BNT ministri përkatës Rosen Hristov. Synimi është që “Bullgargaz” të dalë në treg për financimin publik për t’i kthyer kredinë shtetit. Janë duke u shqyrtuar të gjitha burimet e mundshme të importit të gazit, duke përfshirë edhe “Gazprom”. Monopolisti rus është opsioni i fundit, theksoi ministri. Në vend ka gaz deri në shtator. Ka ku të gjendet gaz të paktën deri në fund të vitit, tha Hristov.
Lidhur me protestat politike në Sofje kundër importit të gazit rus, ai shpjegoi se kabineti i mëparshëm i Kirill Petkov “nuk ka pushuar së foluri me “Gazprom”, dhe pagoi një shumë kolosale për këshilla juridike”.
Ministri shtoi se kompensimi prej 13 eurocent për litër karburant për qytetarët nuk mjafton dhe se duhet të negociohen me “Llukoill” për një vendim kryesor.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..