Të gjitha punimet kryesore të ndërtimit për lidhjen e gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë përmes Komotinit kanë përfunduar. Nga mesi i qershorit objektet përgjatë tubit prej 182 kilometrash janë mbushur dhe testuar me sukses me gaz natyror nën presion. Mbikëqyrja e ndërtimit konstatoi se gazsjellësi, 7 nyjat e vinçit, 2 stacionet matëse të gazit dhe qendra dispeçer janë teknikisht të shëndosha. Kompania bullgaro-greke ICGB, e cila është investitor dhe operator i ardhshëm i interkonektorit, në një deklaratë ka hedhur poshtë pohimet se objekti është i papërfunduar.
ICGB i ka dorëzuar ministrisë regjionale një plan me dy faza për të përfunduar aktivitetet ekzistuese. Deri në fund të gushtit, ndërlidhësi mund të funksionojë në modalitetin e testimit, tha ICGB.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..