Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00 të ditës së diel më 14 gusht. Në autobus udhëtonin 49 persona - fëmijë dhe të rritur. Fëmijët janë pjesë e një grupi folklorik, pjesëmarrës në një festival në vendpushimin "Sllënçev Brjag".
Askush nuk ka vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Stara Zagorës. Në gjendje më të rëndë është vetëm një i moshuar, njoftoi MPB. Po zbardhen arsyet e ngjarjes. Versioni tani për tani është ose gabim i shoferit, ose mosfunksionim teknik i autobusit për shkak të derdhjes së karburantit dhe vajit të motorit në rrugë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ajo mbetet për t'u hetuar nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.Shoferi i autobusit është ndaluar dhe ka nisur procedim paraprak.
Në vendin e aksidentit mbrëmë kanë mbërritur kryeprokurori Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Ministri i Shëndetësisë nga qeveria e përkohshme Dr. Asen Mexhidiev, u tha gazetarëve sot se 14 persona - dy të rritur dhe 12 fëmijë - janë aktualisht në spitalin në Stara Zagora. Dy nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në spitalin “Pirogov” për trajtim eventual kirurgjik. Të moshuarit janë mirë deri tani. Njëri, të cilit iu desh të amputohej njëri gjymtyrë, është në gjendje të qëndrueshme.
Pritet që ambulancat të transportojnë fëmijët dhe të rriturit që janë në gjendje të mirë në kufi, ku do të merren nga autoritetet serbe.
Ministri Mexhidiev falënderoi të gjithë mjekët për ndihmën e shpejtë dhe adekuate që u kanë ofruar të lënduarve, si dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre në vendin e aksidentit. Së bashku me Ministrin bullgar, pranë të plagosurve në spital erdhi edhe Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, i cili falënderoi homologun bullgar për mbështetjen e dhënë.Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..