Mbreti Samuill ishte sundimtari i një shteti të madh mesjetar, të cilin shumica e studiuesve modernë historikë e konsiderojnë të jetë mbretëria bullgare e përqendruar në territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut. Kështu thuhet në rekomandimet zyrtare të komisionit historik, të përbërë nga historianë bullgarë dhe maqedonas, drejtuar qeverive në Sofje dhe Shkup për përkujtim të përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia jonë e përbashkët, njoftoi BNT. Mbretëria bullgare mbulonte një pjesë të konsiderueshme të tokave dhe popullsisë së Gadishullit Ballkanik, thuhet në dokument. Çështja e mbretit Samuill ishte ndër më të diskutueshmet mes dy vendeve.
Për Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij thuhet se “vepra e tyre u zhvillua në qendrat letrare Presllavi dhe të Ohër, të cilat atëherë ndodheshin në territorin e shtetit mesjetar bullgar, ku nxënësit e tyre gjenin kushte për punë”. Kjo, theksojnë historianët, u jep arsye vendeve moderne të festojnë së bashku Ditën e të dy Vëllezërve Kirill dhe Metodij.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..