Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumica e fëmijëve që pësuan aksidentin rrugor në Autostradën “Trakia” u kthyen në Serbi

Foto: telegraf.rs

Dy fëmijët e plagosur më të rëndë në aksidentin e djeshëm me autobusin serb në Autostradën “Trakia” u transferuan mëngjesin e sotëm nga spitali i qytetit Stara Zagora në “Pirogov” të kryeqytetit. Njëri fëmijë është duke i nënshtruar një operacioni, gjendja e tjetrit është përmirësuar dhe është në kontakt, njoftoi në një konferencë ushtruesi i detyrës së Ministrit të Shëndetësisë Asen Mexhidiev. Për në Serbi u nisën 5 autoambulanca me 7 fëmijë. Në kufi, ekipe mjekësore nga fqinji ynë perëndimor i prisnin për t’i çuar në objektet mjekësore lokale. Në vendlindje u nisën edhe fëmijët që nuk kërkonin trajtim.

Prokuroria e Qarkut Stara Zagora ngriti një akuzë kundër shoferit 40-vjeçar serb të autobusit. Akuza e ngritur për shkaktimin e lëndimit trupor të moderuar nga pakujdesia. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë. Nuk u gjetën gunga në rrugë apo pengesa të tjera që të shkaktonin devijimin e autobusit. Gabimi njerëzor për shkak të shpërqendrimit është versioni kryesor i përplasjes.

Në një intervistë për BNR, Vlladimir Todorov nga Shoqata e të Dëmtuarve në Aksidente theksoi se aksidentet e rënda të fundit më autobusë tregojnë për një problem me infrastrukturën. Ai pyeti pse nuk kishte parmakë në vendin e përplasjes. Sipas rregullores aktuale, nëse kemi autostradë, duhet të ketë parmakë në të dy anët e autostradës”, tha Todorov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 prillin 2025

Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..

botuar më 25-04-29 7.35.MD
Chris Wright (majtas) dhe Zheço Stankov

Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan partneritetin e tyre strategjik në energjinë bërthamore

Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..

botuar më 25-04-29 6.39.MD

Më 30 prill, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalet periodikisht

Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..

botuar më 25-04-29 3.47.MD