Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 gushtin

Rritje e lehtë e temperaturave, në disa vende me reshje afatshkurtra shiu

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë.

Më 17 gusht, do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira në zonat malore dhe lindore të vendit, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Në Rrafshin e Danubit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat do të rriten pak më shumë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, në Sofje - 30°-31°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të theksuara kryesisht pas mesditës, ku vende-vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër, ka mundësi edhe për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë 29°-32°, kurse ajo e ujit të detit 25°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 1 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të ketë vranësira mbi rajonin Rilla-Rodope dhe vranësira shiu, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra - rreth 18°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD